Mourinho lavdëron vetën dhe Unitedin

31 gusht 2018 | 18:15

Jose Mourinho është rikthyer të flasë për mediet britanike. Në prononcimin e dhënë për “The Mirror”, portugezi vazhdon në stilin e tij.

Fenomen në statistika dhe mjeshtër i fjalës. Mourinho arrin deri te filozofi gjerman, Hegel dhe e mbyll me tifozët e Tottenhemit.

“Unë jam menaxheri i një prej kubeve më të mëdha në botë, por unë jam gjithashtu dhe një nga menaxherët më të mëdhenj në botë. Unë arrita shumë suksese sezonin e kaluar dhe juve ndoshta nuk iu pëlqen ta pranoni këtë gjë. Unë i analizoj performancat e mia dhe për mua është më e rëndësishme ajo çfarë mendoj unë, sesa ajo çfarë mendoni ju. E përsëris, që dy vite më parë, ne bëmë një sezon fantastik duke fituar Evropa Ligën. Të gjithë mendojnë se Atletiko e Madridit ishte e mahnitshme, sepse ata fituan Evropa Ligën mbasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve. Në fituam atë trofe, sepse ai ishte niveli ynë. Ne jemi ekipi i fundit anglez që kemi fituar një trofe evropian. E përsëris, kam fituar 8 tituj kampionë. Jam i vetmi trajner në botë që kam fituar në Itali, Spanjë dhe Angli. Tetë tituj kampionë dhe jo tituj të vegjël ose në kampionate të vogla. Mendoj që vendi i dytë në sezonin e fundit ishte një ndër arritjet më të mëdha në karrierën time”, ka thënë Mourinho.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka takuar ministrin…