
Mourinho: Legjendari për mua është Ranieri
Trajneri Jose Mourinho ka dhënë deklarata të papritura gjatë një interviste në podcastin e ish-mesfushorit John Obi Mikel. Kur u pyet se kë preferonte mes Sir Alex Ferguson dhe Pep Guardiols, “Special One” shmangu krahasimin e drejtpërdrejtë, duke theksuar se është e pamundur të krahasohen epoka dhe kontekste të ndryshme: “Të dy janë trajnerë historikë në Premier Ligë, por më legjendari për mua është Ranieri”.
Mourinho shpjegoi arsyen e zgjedhjes së tij, duke njohur arritjen e jashtëzakonshme të trajnerit italian me Leicester Cityn: “Të fitosh 5 ose 6 trofe me Manchester United ose Manchester City në këtë brez është një arritje e madhe, por ta çosh Leicesterin drejt titullit është diçka unike. Nuk ka ‘por’: ishte trofeu më i pabesueshëm që kam parë dhe përjetuar ndonjëherë”.