Mourinho: Na u mohua një penallti gjigante
Roma hoqi dorë përfundimisht nga gara për një vend në Ligën e Kampioneve pas barazimit 0-0 ndaj Bolonjës.
Trajneri Jose Mourinho, i privuar shumë nga dëmtimet dhe mungesat ka aktivizuar disa futbollistë nga ekipi i të rinjve.
Megjithatë, pas ndeshjes Mourinho u shpreh se është krenar me skuadrën e tij.
Ai shtoi se Roma është një skuadër që ka dëshirë dhe profesionalistet, teksa nuk i ndali as polemikat për një penallti të mohuar ndaj Ibanez.
“Është një ndeshje krenarie për mua. Edhe nëse do të luanin djem nga U15, skuadra nuk do ta ndryshonte profesionalizmin. E di që do të ndryshonte cilësia dhe kualiteti, por jo principet. Për Svilar ishte ndeshja e parë, për Misorin ndeshja e parë, Tahiroviç nuk ka luajtur shumë. Pastaj, ishte edhe një penallti gjigante kundër Ibanez”, u shpreh Mourinho.