Mourinho në bisedime me Napolin

18 janar 2024 | 15:31

Jose Mourinho pas shkarkimit nga Roma, mund të marrë drejtimin e skuadrës së Napolit. Agjenti i tij i fuqishëm Jorge Mendes nuk ka humbur kohë dhe ka kontaktuar me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Napoli po shqyrton profile të ndryshme trajnerësh për sezonin e ardhshëm. Presidenti De Laurentiis që nga Riadi po punon për merkaton e përforcimeve për Napolin, ka marrë informacionin për disponueshmërinë e Mourinhos.

Paga e Morinhos, 7 milionë euro, plus bonuset, në sezon që merrte te Roma, mund të përbëjë një pengesë për parametrat financiarë të Napolit. Një sforco ekonomike të tillë Presidenti De Laurentiis mund ta bënte vetëm për Antonio Conten, por gjithsesi tanimë kontaktet e para kanë nisur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka nënshkruar të…