Mourinho në bisedime me Romën për kontratë të re
06 qershor 2023
| 23:10
Jose Mourinho raportohet se është duke negociuar për një zgjatje të kontratës me Romën.
Portugezi nënshkroi një kontratë tre-vjeçare në korrik të vitit 2021 dhe në dy sezonet e para e ka fituar Ligën e Konferencës dhe ka arritur deri në finalen e Ligës së Evropës.
Edhe pse është ende i lidhur me klubin deri në qershor të vitit të ardhshëm, Mourinho ngriti dyshime për të ardhmen e tij me disa intervista duke paralajmëruar se donte ‘më shumë’ nga drejtuesit në mënyrë që të synonte një vend në Ligën e Kampionëve – gjë që nuk ia ka arritur.
Sipas “SportItalia”, Roma tani është në bisedime për një kontratë të re me “Special One”. Detaje tjera nuk janë bërë të ditura ende.