Mourinho nuk lejon largimin e Pogbas nga Unitedi
07 gusht 2018
| 17:24
Paul Pogba ka qenë lojtari që ka trazuar afatin kalimtar gjatë këtyre ditëve, por nuk do të ketë asnjë “bum”.
Manchester United ka vendosur “veton” dhe mesfushori francez do të mbetet pjesë e këtij klubi. Barcelona e donte mesfushorin, por nuk ka arritur dot që të bëjë ofertë për kartonin e tij.
Trajneri Jose Mourinho ka refuzuar çdo mundësi për shitjen e kampionit të botës, ndërkohë që klubi menjëherë ka ngritur “murin” dhe e ka cilësuar të pashitshëm mesfushorin. Edhe pse Mino Raiola u përpoq të bënte diçka, duke shkuar vetë drejt e në Manchesterit, “Djajtë e Kuq” nuk janë bindur të futen në tratativa. Në këtë mënyre Pogba do të mbetet pjesë e Unitedit.