Mourinho po mendon të largohet nga Fenerbahçe
Jose Mourinho duket se ka ndërmend të ndryshojë skuadër, pasi po mendon të rikthehet në Premier League te Newcastle.
Trajneri i Fenerbahçes ka punë të papërfunduar në Premier League dhe ka identifikuar Newcastle si shansin e tij më të mirë për një tjetër për tu rikthyer në Angli, pasi ka drejtuar dy herë Chelsean, Manchester United dhe Tottenham.
Mourinho e bëri të qartë pakënaqësinë e tij në Turqi me një shaka të jashtëzakonshme pas fitores 3-2 të Fenerbahçes ndaj Trabzonspor të dielën e kaluar. Portugezi iu bashkua klubit këtë verë pasi u shkarkua nga Roma në janar, por po shikon mundësi të tjera të mundshme
Mourinho mësohet se ka kontaktuar me ndërmjetësit duke kërkuar që të jetë i informuar për çdo zhvillim në Newcastle. 61-vjeçari u takua me kryetarin e NeWcastle, Yasir al-Rumayyan, në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në një kapacitet social në mars dhe e ka ruajtur lidhjen.