Mourinho, prioritet për ta zëvendësuar Santosin te Portugalia

16 dhjetor 2022 | 11:17

Jose Mourinho po llogaritet si opsioni më i mundshëm për ta zëvendësuar Fernando Santosin te Portugalia.

Santos është larguar dje nga posti i trajnerit të luzitanëve, duke i lënë vend të tjerëve për ta vijuar projektin e tij, transmeton lajmi.net.

Mourinho, që aktualisht është trajner i Romës, ende nuk ka reaguar përkitazi me këtë situatë.

Mbetet të shihet nëse “Special One” do ta pranojë një detyrë të tillë, marrë parasysh se eksperienca te Roma nuk po i ecën më së miri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i skuadrës së Al Nassr nuk i ka shpëtuar…