
Mourinho refuzon Ansu Fatin
18 nëntor 2024
| 16:06
Fenerbahçe prej disa javësh ka zhvilluar bisedime me Barcelonën për huazimin e Ansu Fatit në merkaton e janarit.
Gjatë verës, Hansi Flick u përpoq të zbulonte nëse spanjolli i ka kaluar dëmtimet dhe nëse mund të përshtatet me skemat e tij, por kjo nuk ka ndodhur.
“Marca” raporton se Barcelona ia ka propozuar lojtarin trajnerit Jose Mourinho, por ky i fundit ka refuzuar ta marrë te Fenerbahçe, edhe nëse katalanasit do të paguanin gjysmën e pagës së tij.
Për fatin e tij të keq, Ansu Fati ka pësuar një dëmtim tjetër këtë periudhë dhe pritet të rikthehet në fushë në dhjetor. Pavarësisht se Fenerbahçe e arriti një akord me Barcelonën, në fund Mourinho ka bllokuar negociatat.