
Mourinho refuzon Benfican
06 janar 2019
| 12:42
Jose Mourinho e ka refuzuar ofertën e skuadrës së Benficas, e cila e shihte portugezin si pasardhës ideal të Rui Vitorias.
Mourinho e kishte nisur karrierën te Benfica, por nga e cila skuadër ishte larguar vetëm pas tre muajsh.
Strategu portugez që u shkarkua nga detyra e trajnerit të Manchester United nuk e ka pranuar ofertën e kësaj skuadre, pasi besohet se synim i tij është marra e drejtimit të ish-skuadrës së Real Madridit.
/Epoka e re/