Mourinho refuzon Chelsean
01 maj 2023
| 17:34
Jose Mourinho ka refuzuar të negociojë me Chelsean për postin e trajnerit, bëjnë të ditur mediat italiane. E ardhmja e strategut portugez është përfolur shumë në javët e fundit, duke qenë se kontrata e tij me Romën skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.
Ai është lidhur me skuadra të shumta duke përfshirë edhe përfaqësuesen e Brazilit dhe Paris Saint-Germainin. “Corriere dello Sport” njofton se Mourinho është kontaktuar nga një drejtor i Chelseat për mundësinë e rikthimit në “Stamford Bridge”.
Mirëpo, portugezi e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar që të hyjë në bisedime, sepse pret të takohet me pronarin e Romës, Dan Friedkin, për mundësinë e qëndrimit në “Stadio Olimpico”.