Mourinho refuzon milionat e Kinës 

08 korrik 2019 | 13:22

Jose Mourinho ka refuzuar një ofertë të majme prej 100 milionë eurosh për të menaxhuar një klub në Kinë, mëson “Sky”.

Thuhet se Guangzhou Evergrande ishte i gatshëm të paguante për ish-bosin e Manchester Unitedit dhe të Chelseat mbi 31 milionë euro në sezon, që besohet të jetë oferta më e madhe menaxheriale në botën e futbollit. Mësohet se Mourinho kishte të drejtën ta zgjidhte kohëzgjatjen e kontratës. Mourinho është fotografuar me Xu Jiayin, kryesuesin miliarder të “Evergrande grup”, në Londër në muajin prill kur diskutuan kalimin e mundshëm.

Pavarësisht prej refuzimit të ofertës, takimi me Jiayinin ishte i mirë, ndërsa Mourinhos i ishte bërë qejfi për këtë interesim. Kohë më parë ai ishte përfolur për ta marrë nën menaxhim Juventusin, por ishte larg ofertës që e mendonte klubi italian. Rafa Benitez kohë më parë la Newcastlen për t’iu bashkuar klubit Dalian Yifang duke thënë se projekti ishte po aq atraktiv sa edhe paga, por Mourinho s’mendoi ashtu. Ai refuzoi edhe një ofertë për ta menaxhuar kombëtaren kineze pas largimit të Marcelo Lippit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Festim Alidema sot (e hënë) do të përshëndetet me…