Mourinho refuzon ofertën e klubit nga Arabia
15 qershor 2023
| 15:00
Trajneri Jose Mourinho në Londër është takuar me drejtuesit e klubit të Al Ahli në krye ishte presidenti, Valid Moaz.
Presidenti i klubit arab i ka ofruar Mourinhos një kontratë dy vjeçare dhe miliona euro përfitime, ndërkohë që shuma mendohet të jetë rreth 100 milionë euro për dy sezone.
Megjithatë, trajneri portugez e ka refuzuar ofertën faraonike nga Arabia Saudite. Ai ia ka bërë të qartë presidentit se nuk është i interesuar për t’u larguar nga Roma dhe se ka një objektiv dhe një projekt me verdhekuqtë.
Mourinho mund të largohet nga Roma vetëm në rast se ka një ofertë nga Real Madridi ose PSG-ja, në raste të tjera, “Gazzetta dello Sport” raporton se largimi është i pamundur.