Mourinho: Roma luajti mirë, nuk kuptoj sjelljet e një futbollisti

10 nëntor 2022 | 14:37

AS Roma barazoi 1ndaj Sassuolos (-1 ). Trajneri Jose Mourinho ka folur për mediet menjëherë pas ndeshjes, duke u shprehur se skuadra ka bërë një ndeshje të mirë. Gjithashtu, tekniku nuk lë pa kritikuar edhe Ibanezin.

“Ne kemi bërë një ndeshje të mirë, me një sjellje pozitive, serioz, kanë qenë dy ditë të vështira. Një skuadër që dëshironte të fitonte ndaj një kundërshtari të vështirë”, ka thënë Mourinho.

Më vjen keq që sforcimi i skuadrës u tradhtua nga sjellja joprofesionale e një lojtari. Nuk më keni parë të flas kështu për Ibanezi ndaj Lazios pasi sjellja ishte në maksimum, gabimi është pjesë e lojës. Sjellja jo profesionale dhe korrekte me shokët e skuadrës është ajo për të cilën ndjej keqardhje. Është një pikë jashtë dhe është gjithmonë një rezultat jo negativ. Jam i lumtur për sjelljen e skuadrës në përgjithësi. Kush ishte lojtari? Nuk e them, kisha 16 lojtarë në fushë dhe më pëlqeu sjellja e 15 prej tyre. Një tjetri i thashë pse kjo sjellje vetëm sot dhe jo gjithmonë. Tani të shohim ta mbyllim këtë periudhë me tre pikë”, ka shtuar Mourinho.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian (BE), ka njoftuar se…