
Mourinho rrezikon shkarkimin
19 mars 2021
| 17:04
Jose Mourinho për një pjesë të mirë të tifozëve kudo në botë mbetet një trajner unik, por rikthimi i tij në Premierë Ligë ishte shumë larg emrit që përfaqëson.
Tottenham pësoi një eliminim të turpshëm në Ligën e Evropës duke bërë që bankina e portugezit të vihet ndjeshëm në dyshim. As Mourinho nuk mund të jetë më i paprekshëm pas këtij eliminimi me përmbysje nga Dinamo Zagrebi.
Në Angli flasin për një largim të sigurt të “Special One”, jo më në fund të sezonit siç parashikohej, por shkarkimi i tij mund të vijë edhe më herët. Stafi drejtues i “gjelave” po mendon për pasuesin e tij dhe emri i parë në listën e dëshirave është një tjetër ishzikaltër, Luciano Spalletti.