Mourinho rrezikon shkarkimin

06 prill 2021 | 15:03

Sezoni i Tottenham Hotspur është në fije të perit teksa pozitat e Jose Mourinhos janë lëkundur së tepërmi pas barazimit 2-2 me Newcastle. Në Angli po bëjnë llogaritë me shkarkimin e trajnerit portugez i cili mund të përfitojë deri në 40 milionë euro me kontratën aktuale por një klauzolë brenda saj ja lehtëson shumë punën presidentit Levy.

Në fakt nëse ekipi i drejtuar nga “Special One”, nuk kualifikohet në Champions apo në Liga klubi nuk do t’i detyrohet trajnerit të tij një shumë aq të madhe, por shumë me pak diku rreth 12 milionë euro dhe kjo vetëm nga klauzola e firmosur.

“Spurs” kanë akoma shanse për një vend në Ligën e Kampionëve pasi Chelsea është 2 pikë larg dhe një dështim nga Mourinho do ta shikonte atë të shkarkuar me patjetër nga klubi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë,…