Mourinho rrezikon të shkaktohet
Humbja e kësaj fundjave e Fenerbahçes në derbin e Stambollit ndaj Beshiktashit 1-0, si dhe fitorja e Galatasarayt në transfertë ndaj Sivassporit, bën që tashmë diferenca mes dy skuadrave rivale për titull këtë sezon të shkojë në 6 pikë.
Humbja në derbi nuk është pritur mirë sigurisht në kampin e skuadrës së “kanarinave” të Stambollit, ndaj mediat turke flasin madje edhe për rrezikun që i kanoset teknikut portugez Jose Mourinho. Të enjten verdheblutë do të përballen ndaj spanjollëve të Athletic Bilbaos, e nëse edhe në sfidën e Ligën e Evropës turqit do të dështojnë të marrin rezultat pozitiv, atëherë pikëpyetjet mbi të ardhmen e portugezit do të shtoheshin, me Mourinhon që mund të mbyll aventurën më shpejt nga sa pritej në Turqi.
Fenerbahçe deri tani ka arritur të sigurojë 10 fitore, 2 barazime, 2 humbje, por me Gallatasarayn që ende nuk njeh asnjë humbje, kampionati do të jetë një mision më shumë se sa i vështirë për djemtë e udhëhequr nga Jose Mourinho. Durimi duket se po soset. Eliminimi nga kupa e Turqisë, distanca që thellohet nga kryesuesit e Galatasarayt dhe një eliminimin i mundshëm nga Ligës së Evropës, do të detyronin drejtuesit e klubit turk, të mendojnë për një tjetër zgjidhje.