Mourinho: Shqipëria ka thyer çdo parashikim

20 qershor 2024 | 16:11

Shqipëria ka nxjerrë barazim në përballje ndaj Kroacisë (2-2), kurse luajti mirë edhe në ndeshjen që e humbi ndaj Italisë (2-1).

Kuqezinjtë ka fituar zemrat e shumë tifozëve, përfshirë këtu edhe një emri të madh, si teknikut portugez, Jose Mourinho, me “Special One”, i cili i ka konsideruar djemtë e teknikut Sylvinho, në një postim në rrjetet sociale, si “Surpriza e Evropianit”.

“Shqipëria është një nga skuadrat që ka thyer çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, ndeshje të bukura, gola në sekondat e para dhe gola në minutat e fundit. Një skuadër plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kishim parë një gjë të tillë që prej Kosta Rikës në Botërorin e 2014-s. Kulmi i futbollit”, u shpreh tekniku portugez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka…