Mourinho tallet me Taren

04 nëntor 2022 | 12:51

Lazio e Igli Tares u eliminua nga Liga e Evropës dhe tashmë do të vijojë aventurën në Ligën e Konferencës. Rënia në kompeticionin e tretë për klube në Evropë ka sjell dhe ironitë e shumta në drejtim të drejtorit shqiptar të bardhekaltërve.

Para tri javësh, Tare ka deklaruar se Liga e Konferencës është për humbës të tillë si Roma, por tashmë ekipi i tij do të duhet të luajë në të njëjtën kompeticion me Jose Mourinhon.

Strategu portugez, si mjeshtër për batuta nuk i kurseu menjëherë thumbime ndaj Tares pas kualifikimit ndaj Ludogorets.

“Lazio është favorite për mua. Ata kanë trajner, lojtarë dhe ekip për ta fituar këtë trofe. Problemi do të jetë tek Igli Tare që nuk e pëlqen këtë kompeticion”, ka thënë Mourinho.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po përmbushet edhe një premtim publik i kryetarit të Komunës…