Mourinho thumbon Guardiolën: Nuk dua të fitoj duke u marrë me 150 procese gjyqësore

06 dhjetor 2024 | 14:00

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho i ka reaguar Pep Guardiolas lidhur me deklaratat e tij.

Spanjolli ka thënë se Mourinho kishte fituar tre tituj, kurse ai gjashtë dhe se nuk ishin të njëjtë. Kurse, Mourinho i ka reaguar, duke thënë se ai i fitoi me drejtësi dhe pastërti.

“Pep Guardiola tha diçka dje… ai fitoi gjashtë trofe dhe unë fitova tre, por unë i fitova me drejtësi dhe pastërti. Nuk dua të fitoj duke u marrë me 150 procese gjyqësore. Nëse humb, e përgëzoj kundërshtarin tim”, ka thënë Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Onkologjisë…