Mourinho, Tottit: Sa keq që kam ardhur me katër vite vonesë te Roma
25 qershor 2021
| 11:54
Trajneri Jose Mourinho ka reaguar pas fjalëve të mira që mori nga kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti.
Legjenda e Romës ka thënë se është i lumtur që “trajneri më i mirë në botë” do ta drejtojë ish-klubin, dhe që do të kishte dëshirë që të kishte punuar me Mourinhon.
Pas këtyre fjalëve të Tottit, ka reaguar portugezi në “Instagram”: “Faleminderit për fjalët tua Francesco, është për të ardhur keq që kam ardhur me katër vite vonesë…. të të stërvitja ty do të kishte qenë kënaqësi, kapiten”. Totti u pensionua në vitin 2017, pasi kaloi gjithë jetën me fanellën e Romës.