Mourinho ‘tradhton’ Kumbullën, Roma e nxjerr në shitje
30 maj 2022
| 13:38
“Luan apo jo në finale, Kumbulla nuk largohet, do të jetë pjesë e Romës edhe sezonin tjetër, me 100%, kam shumë besim tek ai”, u shpreh Jose Mourinho në konferencë për shtyp, përpara finales së Ligës së Konferencës.
Mirëpo “Calciomercato.it” raporton se Mourinho kërkon një tjetër mbrojtës qendre, derisa Kumbulla pritet të largohet gjatë verës. Interesim për mbrojtësin kuqezi ka shfaqur Bologna, Torino, Sampdoria dhe Fiorentia. Roma për shqiptarin kërkon 20 milionë euro.