Mourinho: Vetëm hajdutet ankohen nga kamerat e sigurisë
23 gusht 2019
| 15:07
VAR-i ka filluar së aplikuari si teknologji tash e dy vjet, ku në disa gara e kampionate më herët e disa më vonë. Megjithatë, kjo teknologji ka minimizuar gabimet e gjyqtarëve në një ndeshje dhe po shihet si diçka pozitive për futbollin.
Por, ka edhe disa nga ata që janë kundër VAR-it dhe e kanë shprehur disa herë këtë duke justifikuar vonesat e ndeshjet e gjëra të ndryshme. Trajneri i njohur portugez Jose Mourinho është bërë i fundit nga bota e futbollit që ka folur për VAR-in, duke thënë se vetëm hajdutët mund të ankohen për të. “Vetëm hajdutët mund të ankohen në lidhje me futjen e kamerave të sigurisë”, ka thënë Mourinho.