Mozaiku i artistit shqiptar për Elisabeth II jehon në medie ndërkombëtare

16 shtator 2022 | 14:48

Artisti shqiptar Alkent Pozhegu ka mahnitur me mozaikun e tij kushtuar Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë rreth një javë më parë.

Mozaiku është bërë me fasule, grurë, fara luledielli, oriz, misër e drithëra të tjera me ngjyra.

Artisti shqiptar nga Kosova ka treguar se për veprën muzeale iu deshën 100-120 kilogramë drithë, ndërsa punoi për rreth 6 orë.

“Kam përdorur fasule, grurë, fara luledielli, oriz e drithëra me ngjyra ndërsa mu deshën rreth 100-120 kg drithë”, ka bërë me dije ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Benefitet e konsumimit të lëngjeve që përmbajnë shumë benefite për…