Mozaiku i lashtë përshkruan mrekullinë e Jezusit
23 shtator 2019
| 11:46
Një mozaik shumëngjyrësh që u zbulua në një kishë të lashtë në Izrael duket se përshkruan mrekullinë e Jezusit, e cila thuhet se ka ndodhur në zonat aty pranë. Zbulimi u bë te “Kisha e Djegur” në Hipos, një vend arkeologjik rreth 1.5 kilometra në jug të detit të Galilesë.
Kisha është ndërtuar rreth 1500 vjet më parë dhe u shkatërrua në shekullin e shtatë të erës sonë nga një zjarr. Kisha u zbulua pjesërisht rreth dhjetë vjet më parë dhe tani është gërmuar plotësisht nga një ekip arkeologësh të universitetit të Haifas.
Mozaiku që u zbulua tregon dy peshq dhe pesë kafshata buke, të cilat përputhen me historinë e Jezusit që ushqen 5 000 personat.