‘Mozzik’-u viziton Veselin në Hagë: Kadria është burrë, të fala keni të gjithë
Gramoz Aliu, reperi i njohur me emrin “Mozzik”, ka vizituar Kadri Veselin në Hagë, ku është duke qëndruar në paraburgim në Gjykatën Speciale që nga nëntori i vitit 2020.
“Mozzik”-u ka shkruar në “Facebook” se vizita te Veseli në burg ishte “një rrugë pikëlluese”.
“Vëllai Kadria o burrë-burrë, ama burrë ata që e njohin e njohin. Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliruar Kosovën po rrinë në burg. Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë. E dhimbshme, e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastër e UÇK-së. Lutëm që rinia, brezi i ri të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë, me luftën, me lirinë dhe me gjithçka që po kalojmë. Biseduam shumë gjëra frymëzuese e besa edhe qeshëm shumë së bashku. Të fala keni të gjithë!”, ka shkruar “Mozzik”-u.