MPB e Maqedonisë së Veriut për skandalin: Presidentja Osmani s’donte ta kalonte telefonin në skaner
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar incidentin e ndodhur këtë të enjte në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, kanë dhënë verisonin e tyre për skandalin në Aeroportin e Shkupit, ku Presidentes së Kosovës, në mënyrë të pavulnetshme iu mor çanta, derisa ka pasur edhe shyerje fizike e përfshirje edhe të sigurimit të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Sipas palës maqedonase, Osmani s’donte ta fuste çantën në skaner.
“Sot (01.08.2024) rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja e Kosovës po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin e saj të kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore. Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri”, ka njoftuar MPB-ja e Maqedonisë së Veriut.
Tutje aty thuhet se, më pas erdhën sigurimi i Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, të cilët edhe u shtynë me punonjësit e aeroportit.
“Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentit. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare. Menjëherë është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe po merren masa për zbardhjen e rastit në koordinim me PTHP për QKK-në, pas së cilës do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, njoftuan nga MPB.