MPB-ja dhe FBI-ja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e forenzikës
22 nëntor 2019
| 13:50
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka pritur në takim zëvendësatashenë e FBI-së, Michelle L. Miller.
Mustafa në prani të Michelle Miller dhe kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF), Blerim Olluri, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe FBI-së në fushën e forenzikës.
Kjo marrëveshje ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve në fushën e forenzikës.
Ministri Mustafa ka falënderuar Millerin për besimin ndaj MPB-së dhe institucioneve të sigurisë, në veçanti për besimin ndaj AKF-së.
/Epoka e re/