MPB-ja dorëzon vetura për shërbimet emergjente për tri komunat veriore
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të tri veturave për zyrtarët e departamenteve për zjarrëfikje për komunat, Mitrovicë e Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Sipas komunikatës së MPB-së në këtë ceremoni morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, zëvendësministri i punëve të Brendshme, Milan Radojevic, drejtori i AME-së, Fadil Kodra, kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiç, Vucina Jakovic, Kkyetari i Zveçanit si dhe zyrtarë të tri komunave.
Këto tri vetura i ka ndarë Agjencia për Menaxhim Emergjent për drejtoritë e Emergjencave, me qëllim të përmirësimit të shërbimit për qytetarët e asaj pjese.
Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen tri komunat veriore sa i përket aspektit të menaxhimit të emergjencave dhe për bashkëpunimin sa i përket nivelit lokal me Ministrinë e Punëve të Brendshme.