MPB-ja ia paguan afër 5 milionë euro kompanisë austriake për pasaportat

31 maj 2018 | 18:08

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) i ka paguar kompanisë austriake OeSD shumën prej 4 milionë e 950 mijë euro, sipas vendimit të marrë nga një gjykatë ndërkombëtare e arbitrazhit.

Në një përgjigje për “Kallxo.com”, Zyra e Informimit të MPB-së, ka thënë se pagesa për të cilën është dashur MPB-ja t’ia kryejë kompanisë austriake OsED për prodhimin e pasaportave biometrike, ka ndodhur vitin e kaluar.

“Ministria e Punëve të Brendshme ia ka paguar të gjitha obligimet kompanisë austriake OEsD, vitin e kaluar”, është thënë në përgjigjen e MPB-së.

Shuma e paguar sipas Zyrës për Informim është 4 milionë e 950 mijë euro.

Kjo shumë e parave i është paguar kompanisë austriake për shkak të shkëputjes së kontratës për furnizim me pasaporta biometrike që MPB-ja kishte me kompaninë OeSD, marrëveshje kjo e nënshkruar në vitin 2011 dhe e shkëputur në vitin 2013.

Pak javë pas skandalit të pasaportave, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kishte vendosur ta anulojë kontratën me kompaninë austriake OeSD.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë njoftuar të enjten…