MPB-ja ka një njoftim të rëndësishëm për furnizim me letërnjoftime

21 tetor 2021 | 14:04

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratën për furnizim me letërnjoftime.

Nga kjo ministri janë deklaruar se nga muaji nëntor pajisja me letërnjoftime pritet që t’i kthehet normalitetit.

“Pas nënshkrimit të kontratës ne jemi furnizuar me një sasi të letërnjoftimeve dhe pasaportave dhe presim që në muajin nëntor të kemi rikthim në normalitet”, kanë bërë me dije MPB-ja për “Reporterin”.

Mungesa e materialit për prodhimin e letërnjoftimeve u ka krijuar qytetarëve pritje me muaj.

Shkak i mungesës së materialit, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të gjithë shtetasve të Kosovës, pavarësisht afatit të skadimit të letërnjoftimit, dokumenti identifikues t’iu konsiderohet i vlefshëm edhe për gjashtë muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka mbështetur shokun e…