MPB-ja lanson projektin “Patentëshoferi mobil”
22 shkurt 2018
| 11:46
Ministria e Punëve të Brendshme përmes Agjencisë për Regjistrim Civil e mbështetur edhe nga kompania gjermane “Veridos GmbH – Identity Solutions by Giesecke+Devrient and Bundesdruckerei”, do të lansojnë nesër (e premte) në orën 10:00 projektin “Patentëshoferi mobil”.
Në ceremoninë e lansimit do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, shefi i operacioneve i kompanisë ‘Verdios’, Hermann Sterzinger, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtarë.
Kosova është vendi i parë në botë që do të ketë këtë aplikacion për patentëshoferë, i cili do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë patentëshoferë, dhe i cili mund të lexohet nga telefoni mobil.