MPB-ja licencon OJQ-në “TURKOS”
27 maj 2022
| 15:54
Pas kërkesës së parashtruar dhe plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm, Ministria e Punëve te Brendshme e Republikës së Kosovës, sot ka licencuar OJQ-në, Organizatën për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor mes Kosovës dhe Turqisë me emrin TURKOS.
Kryetar i Bordit të OJQ-së është zgjedhur Faton Hasani biznesmen nga Ferizaj, pronar i kompanisë Alwera Invest ndërsa Drejtor Ekzekutiv znj. Albina Bytyqi Emini.
Qëllimi i organizatës është intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore mes Kosovës dhe Turqisë.
Cert-Organizata-për-Bashkëpunim-Ekonomik-Kosovë-Turqi OBE-TURKOS