MPB-ja në Maqedoni të Veriut lëshon fletarrest ndërkombëtar për Artan Grubin

18 dhjetor 2024 | 12:41

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut ka publikuar flet arrestimin ndërkombëtar për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.

Kjo vjen pasi gjykata me kërkesë të prokurorisë ka vendosur 30 ditë paraburgim për personat në fjalë, që për momentin nuk janë të kapshëm për organet e rendit.

Grubi dhe Bajrami dyshohen për keqpërdorime në “Lotarinë Shtetërore”, rast për të cilin prokuroria ka hapur lëndë kundër gjashtë personave dhe kërkoi që dy të dyshuarit e parë të paraburgosen. Për katër të dyshuarit tjerë, janë vendosur masa kujdesi, gjegjësisht marrje e pasaportës.

Ndryshe, Grubi ditë më parë është vendosur në “listën e zezë” nga ShBA-ja, pasi dyshohet për korrupsion të lartë, në një lëndë gjyqësore që ka të bëjë me ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Kadaj, një i ri nga Kosova, po bën emër…