MPB-ja njofton për funksionalizimin e shërbimit ‘Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit’

28 tetor 2024 | 12:11

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se është funksionalizuar shërbimi për Deklarim të Adresës Zyrtare të Vendbanimit nga Agjencia e Regjistrimit Civil, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë për Shoqëri të Informacionit.

Në njoftim është thënë se përmes digjitalizimit të këtij procesi, deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit bëhet më i lehtë dhe i thjeshtë përr qytetarin, siç është thënë aty, duke shfrytëzuar platformën shtetërore “e-Kosova”, pa pasur nevojë të paraqitet medoemos në Zyrën e Gjendjes Civile.

“Agjencia e Regjistrimit Civil, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve që dalin nga përgjegjësitë e ngarkuara në fushën e aktiviteteve të saj, në vazhdimësi është duke avancuar dhe lehtësuar shërbimet për qytetarë përmes digjitalizimit dhe shërbimeve online. Së fundmi, si rrjedhojë e veprimtarisë sonë, është funksionalizuar shërbimi për Deklarim të adresës zyrtare të vendbanimit nga Agjencia e Regjistrimit Civil, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë për Shoqëri të Informacionit. Përmes digjitalizimit të këtij procesi, Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit bëhet më i lehtë dhe i thjeshtë përr qytetarin, duke shfrytëzuar platformën shtetërore ‘e-Kosova’, pa pasur nevojë të paraqitet medoemos në Zyrën e Gjendjes Civile”, është thënë në njoftim.

MPB-ja njofton se tani e tutje, ekzistojnë dy mënyra të deklarimit të adresës:

  1. Mënyra e parë dhe më e lehta është përmes platformës e-Kosova, duke shfrytëzuar shërbimin për “Deklarimin e adresës zyrtare të vendbanimit” në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/SubService/580.
  2. Mënyra e dytë është paraqitja e qytetarit fizikisht në Zyrën e Gjendjes Civile, duke u asistuar nga zyrtarët e kësaj zyre.

Procesi i Deklarimit të adresës zyrtare të vendbanimit ndihmon në lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarit, duke përfshirë:

  • Adresën unike dhe zyrtare të vendbanimit;
  • Përzgjedhjen e mjekut familjar-bazuar në adresën e deklaruar;
  • Shpërndarjen më të lehtë dhe më të shpejtë të shërbimeve postare;
  • Saktësinë e adresës për shërbimet mjekësore emergjente;
  • Saktësinë dhe unifikimin e adresës në të gjitha faturat komunale.

Duke kërkuar nga të gjithë qytetarët që të angazhohen dhe bashkëpunojnë këtë proces, sigurojmë se vëmendje e veçantë dhe shumë e madhe i është kushtuar sigurisë së të dhënave personale, ruajtjes dhe cilësisë së tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë gjëra u thanë në Spanjë për komentet e Pedrit…