MPB-ja po tenton ta bëjë drejtor të Emergjencave vëllain e deputetes së Vetëvendosjes

13 shtator 2024 | 12:05

Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjensionit të Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj i cili është vëllai i deputetët së “Lëvizjes Vetëvendosjes”, Shqipe Metaj, raporton “Front Online”.

Në këtë konkurs janë paraparë kriteret e pranimit të kandidatëve e ku si kriter specifik është paraparë: Njohja e gjuhës Angleze, niveli B2. Por, tek verifikimi paraprak nga menaxheri i personelit të MPB-së, kandidatet të cilët e kanë kaluar verifikimin paraprak nuk e kanë plotësuar këtë kriter specifik, d.m.th. njohjën e gjuhës Angleze, niveli B2.

Tre kandidatë kanë paraqitur ankesa në KPMSHC, por këshilli i ka shpallur të pabaza të gjitha ankesat.

Burime të portalit “Front Online” bëjnë të ditur se aktualisht kandidatë potencial për këtë pozitë janë 2 kandidatë. Por, MPB-ja po pretendon ta shpall fitues kandidatin e deputetes së Parlamentit të Republikës së Kosovës, kandidatin Genc Metaj i cili është vëllai i deputetes së VV-së, Shqipe Metaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën janë ndeshjet e para në edicionin 2024/2025 në…