MPB-ja: Regjistrimi i automjeteve duhet të bëhet deri më 17 gusht

24 korrik 2020 | 11:31

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se pronarët e automjeteve të cilët nuk i kanë vazhduar regjistrimet apo nuk i kanë regjistruar automjetet e tyre për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia me Covid-19, duhet ta përmbushin detyrimin e tyre deri më 17 gusht 2020.

“Deri me këtë datë ju vlen polica e sigurimit dhe certifikata mbi konfirmimin e rregullsisë teknike të mjetit, pavarësisht afatit kohor. Pas kësaj date, detyrohen ta dorëzojnë policen e re të sigurimit, që nuk duhet të jetë më e vjetër se pesë (5) ditë nga data e lëshimit dhe certifikatën e re mbi konfirmimin e rregullsisë teknike të mjetit, që nuk duhet të jetë më e vjetër se tridhjetë (30) ditë nga data e lëshimit. Për zbatimin e këtij afati do të kujdeset Policia e Kosovës”.

“Po ashtu, njoftojmë qytetarët se të gjitha llojet e regjistrimit të mjeteve mund të behën në secilën Qendër për Regjistrimin e Mjeteve të rajonit përkatës, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit të mjetit”, është bërë me dije në njoftimin e MPB-së.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kudusi Lama Dihet që lufta është një gjë e…