MPB-ja shpall konkurs për kryeshef ekzekutiv të Inspektoratit Policor

27 tetor 2020 | 17:51

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkurs për kryeshef ekzekutiv të Inspektorati Policor të Kosovës.

Kandidatët që synojnë të zgjedhën në këtë pozitë duhet t’i plotësojnë këto kushte:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë diplomuar në një nga universitetet e pranuara në fushat që kanë të bëjnë me policinë, drejtësinë, sigurinë ose administratën publike, të ketë të paktën tri (3) vjet përvojë pune në pozitë të lartë menaxheriale në fushat që kanë të bëjnë me policinë, kriminalistikën, drejtësinë, sigurinë ose administratën publike, të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë, të mos jetë ndëshkuar për shkelje të rënda disiplinore ekuivalente me shkeljet që përcaktohen në rregulloren e disiplinës së IPK-së brenda dhjetë viteve të fundit, gjatë të cilave ka punuar në institucione shtetërore, të mos ketë konflikt interesi me detyrën apo siç parashihet në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Kohëzgjatja e emërimit në këtë pozitë është: Pesë (5) vjet, me mundësi vazhdimi pas çdo pesë (5) vitesh

Mënyra e aplikimit:

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MPB-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MPB-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit, në adresën: www.mpb-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, ose nëpërmjet postës elektronike ([email protected]) dhe postës, në adresën: Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rr. Luan Haradinaj p. n (afër stadiumit) Prishtinë, çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në gazetën “Epoka e re” – www.epokaere.com duke filluar nga data 27.10.2020 deri me 10.11.2020.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me z. Ahmet Gashi, nr. tel. 038-200 19-548.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari i NBA-së, Adam Silver, pasi menaxhoi me sukses rikthimin…