MPB-ja sqaron se si qytetarët serbë mund t’i ndërrojnë targat nga “PR” “KM” në RKS

09 gusht 2022 | 12:46

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë sqarime se si qytetarët serbë mund të i ndërrojnë targat nga ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, në RKS.

MPB-ja i fton ata ta shfrytëzojnë mundësinë që t’i ndërrojnë targat e veturave nga data 1 shtator e deri më 31 tetor.
Sipas kësaj regjistrimi i automjeteve në RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin.

“Në kuadër të fushatës për regjistrimin e mjeteve me targa “RKS” të mjeteve që posedojnë targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’ dhe ‘DA’ apo ‘ĐA’, qytetarët kanë adresuar një numër të pyetjeve, për të cilat përgjigjet i gjeni si në vijim. Ftojmë të gjithë qytetarët, të shfrytëzojnë këtë mundësi nga data e fillimit të regjistrimit me 1 shtator 2022- 31 tetor 2022. Për çdo pyetje shtesë na shkruani në [email protected]”.

“Në cilat qendra mund të bëhet regjistrimi? Regjistrimi i mjeteve me targa RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin”, theksohet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli e nisi sezonin e ri në Premier Ligë me…