MPB-ja tregon numrin e stikersave të administruar deri më tani
19 tetor 2021
| 11:32
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se deri me tani në mbarë territorin e Republikës së Kosovës janë administruar gjithsej 58.027 stikersa për targa.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie numri më i madh i stikersave është vendosur në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Jarinjë.
“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 58.027 stikersa për targa”, është thënë në njoftim.