MPB-ja u ndan nga 1 000 euro familjeve të policëve të rëndë në detyrë
29 dhjetor 2017
| 11:37
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka marrë vendim që të ndahen mjete financiare për familjarët e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.
Në bazë të këtij vendimi, mjetet në vlerë prej 1000 euro u janë ndarë shtatëmbëdhjetë familjeve të zyrtarëve policorë që kanë rënë në kryerje të detyrës.
Sipas njoftimit të MPB-së, realizmi i këtij vendimi do bëhet nga buxheti i ministrisë, përkatësisht nga kategoria ekonomike, subvencione dhe transfere.