MPB-ja: Zjarrfikësve do t’iu paguhen orët jashtë orarit të punës

14 nëntor 2018 | 17:04

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, më 8 nëntor e kishte pritur në takim Muharrem Bekën nga Sindikata e Zjarrfikësve, me ç’rast për së afërmi ishte njoftuar për kërkesat e tyre, shqetësimet dhe në tërësi për gjendjen e Zjarrfikësve në nivel vendi.

Pas këtij takimi ministri Mustafa, përveç që ka dhënë kontributin e tij në bashkëpunim me kryeministrin Ramush Haradinaj për votimin e koncept-dokumentit për financat e pushtetit lokal në mbledhjen e Qeverisë, të datës 13 nëntor, gjithashtu ai ka ndërmarrë hapa konkret dhe për dy kërkesat tjera të sindikatës së zjarrfikësve, njëra për rritjen e pagës së rrezikshmërisë në punë dhe tjetra për pagesën e orëve shtesë dhe orët e gjatë punës në ndërrimin e natës.

Me këtë rast, ministri Mustafa pas konsultimeve intensive me zyrtarët përkatës, ka shprehur gatishmërinë e plotë që në buxhetin e propozuar për vitin 2019-të, kategorisë së zjarrfikësve, t’iu paguhen orët shtesë jashtë orarit zyrtar të punës dhe të shikohet çdo mundësi ligjore që të rritet pagesa për rrezikshmërinë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bruksel është mbajtur një konferencë e përbashkët për medie…