MPB: Në Kumanovë, Kërçovë dhe Ohër respektohen vendimet qeveritare

16 mars 2020 | 22:53

Ministria për Punë të Brendshme njofton se sot pasdite zyrtarët policorë të SPB – Kumanovë dhe SPB – Ohër në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Tregtar kishin aksioni kontrolluese për respektimin e vendimeve qeveritare që ka të bëjë në punën e lokaleve, kazinove dhe bastoreve sportive.

“Policët e SPB Kumanovë në territorin e Komunës së Kumanovës kishin 40 kontrollime, policët e SPB Ohër në Strugë kishin 23 kontrolle në objekte, pesë kazino dhe katër bastore sportive dhe në Kërçovë 60 kontrolle në lokale, tetë kazino dhe 12 bastore sportive. Te asnjëri lokal nuk është konstatuar shkelja e vendimeve qeveritare”, shprehen nga MPB

Ata bëjnë apel që të respektohen vendimet dhe rekomandimet qeveritare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak minutash, raportohet të ketë ndodhur një tërmet në…