MPB njofton se pikat kufitare në Merdarë, Jarinjë e Bërnjak janë të bllokuara për qytetarët me dokumente të Kosovës

06 shtator 2024 | 20:26

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përditësimin e fluksit në pikate kufitare të Kosovës, ka treguar se cilat pika janë të bllokuara për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Në të dhënat e zakonshme të fluksit kufitar që Ministria e Punëve të Brendshme i përditëson kohë pas kohe, përditësimi i fundit tregon se pikat kufitare: Jarinje, Bërnjak, Merdarë janë të bllokuara, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Derisa fluksi në pikat tjera kufitare është zero, në këto tri pika që qojnë për në Serbi thuhet se hyrje-daljet janë të bllokuara për shtetasit me dokumente të Republikës së Kosovës.

Për dallim nga këto tri pika, Mutivoda, Muçibaba dhe Dheu i Bardhë, që çojnë po ashtu për në Serbi, nuk janë mbyllur.

Ndryshe, dhjetëra qytetarë serbë kanë bllokuar këto pika.

Protesta është paralajmëruar disa ditë më parë, e motivuar nga aksioni i para shtatë ditëve, ku Policia e Kosovës mbylli 5 objekte që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në apelin e MPJD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…