MPB: Operatorët ekonomikë sot mund të lëvizin në çdo kohë

25 mars 2020 | 10:03

Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se kufizimi i lëvizjes nga ora 10:00 deri në orën 18:00 nuk vlen për punonjësit dhe administratën e operatorëve ekonomikë.

Një masë e tillë nuk do të vlejë vetëm për sot (e mërkurë), derisa vendimi i MPB-së do të qartësohet në një konferencë për media, në të cilën do të jepen udhëzime se si do të rregullohet funksionimi i veprimtarive ekonomike gjatë aplikimit të masave të kufizimit të lëvizjes.

Njoftimi i ministrisë:

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton të gjithë operatorët ekonomikë se sot, e mërkure, më 25 mars, nga ora 10:00 deri në orën 18:00, nuk ka kufizim të lëvizjes për punonjësit dhe administratën e operatorëve ekonomikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo dhe agjenti i tij Jorge Mendes i kanë…