MPJ: Bosnja dhe Hercegovina nuk duhet ta ngatërrojë sportin me politikën

08 gusht 2018 | 20:48

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Kosovës, shpreh keqardhje të thellë për vonesat e paarsyeshme, të stërgjatura dhe vështirësitë sistematike të procedurave të pajisjes me viza për anëtarët e Përfaqësueses U16 të Kosovës në Kampionatin Evropian FIBA –U16.

 

Ky kampionat do të mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës nga data 9 deri më datën 18 gusht 2018, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. “Kosova është bërë anëtare e plotë dhe me të drejta të barabarta e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit tash e më shumë se tre vjet, andaj tentimi për të vënë pengesa politike me qëllimin e dukshëm për të rrezikuar pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Republikës së Kosovës në këtë ngjarje sportive deri në momentet e fundit jo vetëm që shkel parimin bazë evropian të lirisë së lëvizjes, por edhe rregullat e vet organizatës, gjë për të cilën ne do të kërkojmë përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Sipas kësaj komunikate, ushtrimi i presionit psikologjik disa ditor ndaj Përfaqësueses së Kosovës në lidhje me këto pengesa. “Sot është dashur, që të zhvillojnë stërvitjen e tyre në Sarajevë para përballjes në ndeshjen e parë kundër Bosnjë dhe Hercegovinës nesër është dashakeqëse dhe jo-sportive. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i rikujton Bosnje dhe Hercegovinës se përkundër qëndrimeve politike përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në sport kanë marrë pjesë, janë respektuar dhe nderuar me simbolet dhe flamurin e tyre shtetërorë edhe nga autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e Federatës Ruse”, është thënë në komunikatë.

Ministria e Punëve të Jashtme thërret Bashkimin Evropian dhe shtetet aleate dhe partnere, që të reagojnë urgjentisht në lidhje më këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka komentuar idenë…