MPJ dënon ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

24 korrik 2019 | 15:14

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar ndalimin në Maqedoninë e Veriut, të ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, veprim ky që ndodhi pas një fletarresti të Serbisë.

“Dënojmë ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë sê Veriut sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb. Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia bën më sistemin e flet-arrestit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj.

Ai ka bërë me dije se janë në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymën e bashkëpunimit të ngushtë me Maqedoninë e Veriut.

“Falënderim për të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht për lidershipin shqiptar atje.
Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon”, ka shkruar Zyberaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen…