MPJ dënon sulmin ndaj autobusit me qytetarë të Kosovës në Serbi

30 tetor 2018 | 14:34

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet një deklarate për medie ka shprehur shqetësimin për përsëritjen e sulmeve fizike ndaj mjeteve të transportit të Republikës së Kosovës dhe shtetasve të saj, të cilët po e shfrytëzojnë territorin e shtetit të Serbisë si kalim transit për në shtete të tjera të Evropës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës vlerëson se veprimet e tilla  të cilat krijojnë maltretime të udhëtarëve duhet të dënohen rreptësisht qofshin ato në Serbi apo Kosovë.

“Pengimi i automjeteve dhe gjuajtja e tyre me gjëra të ngurta rrezikojnë jetën e udhëtarëve. Presim, që organet e rendit, në këtë rast, në Serbi do të marrin masa sipas ligjit kundër autorëve të këtij delikti. Shtetasit e Republikës së Kosovës si ata të Serbisë duhet të lëvizin lirshëm, pa frikë, kudo qofshin ata”, është thënë në deklaratën e MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se lëvizja e lirë e pa pengesë është parim themelor i BE-së dhe përkushtim i deklaruar institucional nga përfaqësuesit e shtetit fqinj për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane.

MPJ-ja u ka bërë thirrje autoriteteve të shtetit fqinj që të zbardhin sa më shpejt rrethanat dhe motivet e sulmeve të vazhdueshme dhe të sjellë para drejtësisë kryerësit e këtyre veprave.

Po ashtu Ministria e Punëve të Jashtme u ka bërë thirrje edhe përfaqësuesve të BE-së, si ndërmjetëse në dialogun në mes dy shteteve që t’i kërkojë shtetit fqinj respektimin e parimit themelor mbi të cilin është themeluar edhe vet BE-ja, atë të lirisë së lëvizjes.

/Epoka  e re/ ​ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi, ka…