MPJ e Kosovës thotë se ka qenë cak i sulmit kibernetik
07 dhjetor 2018
| 22:41
Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi përmes një postimi në “Twitter” se ka qenë cak i një sulmi kibernetik.
“Autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe janë duke punuar për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurt dhe në funksion. Hetimet e para tregojnë se burimet e sulemve kanë ardhur nga Serbia dhe Bosnja”, ka njoftuar MPJ në “Twitter”.