MPJ: Gjykata Themelore në Shkup ka vendosur që Blerim Ramadani të mos ekstradohet në Serbi

09 gusht 2024 | 15:34

Ministria e Punëve të Jashtme, ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim që ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani të mos ekstradohet në Serbi.

Sipas MPJ-së, Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final të Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit tonë, z. Blerim Ramadani”.

“Rikujtojmë se më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar shtetasi ynë, z. Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka njoftuar zyrtarisht transferimin e yllit spanjoll, Dani Olmo,…